VIDEO/ Biden bën një tjetër gafë! Quan mbretëreshën Rania të Jordanisë “mbretëresha Rihanna”

Mbretëresha e Jordanisë, Rania u takua me presidentin Biden këtë javë si pjesë e vizitës së bashkëshortit të saj Mbretit Abdullah në kryeqytetin amerikan, së bashku me djalin e tyre të madh, Princin Husein.

Presidenti amerikan dhe mbreti zhvilluan një takim privat, ku diskutuan mundësinë e një armëpushimi në Gaza.

Para kësaj, familjet e mbretit të Jordanisë dhe presidentit amerikan u takuan dhe bënë fotografi për mediat, ndërsa Joe Biden i dha mbretëreshës një emër të ri.

Por, gjatë bisedës Joe Biden bëri një tjetër gafë.

Biden e quajti mbretin një mik të mirë kurse gruan e tij, Mbretëreshën Rania, “Mbretëresha Rihanna”.


Shtuar 15.02.2024 23:38