VIDEO/ “Ambulancë!” Britma dhe të qara, momenti kur vriten dy turistë izraelitë nga oficeri i policisë në Egjipt

Dy turistë izraelitë dhe udhërrëfyesi i tyre egjiptian janë qëlluar për vdekje në qytetin egjiptian të Aleksandrisë, tha ministria e Jashtme e Izraelit.

Një oficer policie dyshohet se hapi zjarr ndaj një grupi turistësh izraelitë në qytet. Oficeri tani është në paraburgim, thonë raportet.

Kanali televiziv Extra Neës citoi gjithashtu një zyrtar të paidentifikuar të sigurisë të thoshte se një person tjetër u plagos në sulm.

Ky është sulmi i parë i tillë ndaj izraelitëve në Egjipt në dekada.

Sakaq, janë bërë publike pamjet pak minuta pas sulmit vrasës.

Në video dëgjohen personat e pranishëm duke bërtitur: Ambulacë!

Vrasjen e turistëve e ka konfirmuar dhe ministria e Jashtme izraelite.

Sulmi shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të ngjarjeve në Gaza, duke përfshirë një inkursion të rrallë nga militantët palestinezë në territorin izraelit në kufi me Rripin e Gazës  dhe një shkëmbim zjarri të vazhdueshëm midis Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite në kufirin verior të Izraelit.

Egjipti dhe Izraeli nënshkruan një traktat paqeje në vitin 1979 dhe kanë krijuar lidhje shumë më të ngushta në vitet e fundit./Albeu.com


Shtuar 8.10.2023 13:04