Ushtria izraelite: Komandanti i Hamasit është vrarë në Gaza

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë Ammar Attiya Darwish al-Udeini, komandantin e Hamasit, përgjegjës për futjen e raketave në Gazën qendrore.

“Ai luajti një rol qendror në përgatitjet për masakrën e 7 tetorit dhe ishte gjithashtu përgjegjës për futjen e arsenalit të raketave të Hamasit në Gaza dhe gjuajtjen me raketa ndaj Izraelit që nga viti 2008,” tha ushtria në një deklaratë.

Nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm nga Hamasi për vdekjen e al-Udeini.


Shtuar 6.03.2024 21:56