Pas paralajmërimeve të SHBA-së se Rusia do të pushtojë vendin, situata në Ukrainë është tensionuar akoma edhe më shumë.
Ushtria e vendit ka vendosur të stërvisë civilë brenda 24 orëve, duke u dhënë armë fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve. Kështu qytetarët, burra e gra të çdo moshe, po mësojnë të qëllojnë me armë.
Në pamjet e publikuara nga AP, shihen fëmijë që përdorin armë dhe plumba, në një kohë kur lufta në Ukrainë sipas raportimeve mund të nisë nga momenti në moment edhe pse askush nuk e di së çfarë qëndrimi do të mbajë Rusia gjatë ditëve në vijim. /albeu.com