U thith nga tubat e pishinës së hotelit, vdes 8-vjeçarja në Teksas

Ka ndërruar jetë një vajzë tetë vjeçare pasi u thith nga tubat e ujit në një pishinë hoteli. Informacioni është raportuar nga familja e saj pasi ajo u zhduk papritur.

Aliyah Jaico ishte duke shijuar pushimet me familjen e saj në hotelin DoubleTree në Houston, Teksas, kur tragjedia ndodhi të shtunën më 23 mars.

Avokatët që përfaqësojnë familjen thanë se ajo ishte në pishinën kur ajo u thith me dhunë në një hendek të pasigurt në sistemin e rrjedhës së pishinës.

Trupi i saj u gjet më vonë rreth 6 metra thellë brenda tubacionit. Gjithashu familja ka paditur hotelin për më shumë se 1 milion dollarë si dëmshpërblim, po ashtu policia po heton.


Shtuar 26.03.2024 22:25