U qëllua me mbi 80 plumba/ Vritet mafiozi grek në Athinë. Në shënjestër që nga viti 2018

I identifikuar si Vangjelis Zabunis 44 vjeç, anëtar i njohur i mafias greke u ekzekutua natën e kaluar në qendër të Athinës. Sipas informacioneve, viktima u qëllua me të paktën 80 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Pak minuta më pas në daljen e Athinës u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qera.Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit.

Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Në vitin 2018, ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare.


Shtuar 14.01.2024 10:50