U qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në Bruksel, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill teksa po pinte kafen në një kafene të të Brukselit.

Menjëherë pas kësaj prokuroria publike e Brukselit bën të ditur se shqiptari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Augustin Kaza, ishte ulur në tarracën e një kafeneje, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë.

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por sot pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.


Shtuar 6.05.2024 20:30