Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë lidhur me raportin e saj me miliarderin Elon Musk, i cili është një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.
Reagimi i saj ka ardhur pas disa komenteve të ashpra që ka marrë nga figura të tjera politike, përfshirë ish-kryeministrin teknokrat Mario Monti.
Në një deklaratë të bërë publikisht, Meloni ka theksuar se ajo nuk ka ndërmend të ndjekë shembujt e politikanëve të kaluar italianë që sipas saj kishin marrëdhënie miqësore me liderë të huaj dhe pasonin verbërisht politikat e këtyre liderëve.
Ajo ka theksuar: Në të kaluarën kemi parë politikanë italianë, të cilët kur kishin një marrëdhënie të mirë, një miqësi me një lider të huaj, duhej të ndiqnin pasivisht atë që bënin të tjerët. Unë nuk jam i atij mendimi. Unë kam marrëdhënie të mira me shumë njerëz, por nuk marr urdhra nga askush. Unë jam një njeri i lirë që flas me të gjithë njerëz që janë dakord ose nuk pajtohen me mua, por nuk marr urdhra nga askush.
Në përgjigje të këtyre kritikave, Meloni ka ripërsëritur angazhimin e saj për të ruajtur sovranitetin politik të Italisë dhe për të vendosur marrëdhënie të hapura dhe të ndershme me liderët e botës, pa pranuar asnjë lloj ndikimi të huaj që mund të eklipsojë interesat kombëtare.