U kap duke parë porno në sallën e parlamentit, dorëhiqet deputeti serb

Një deputet i parlamentit serb ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, për shkak se u filmua duke parë video porno.

Mediat serbe raportojnë se Zvonimir Steviç u filmua duke parë porno gjatë seancës parlamentare ndërkohë që në sallë diskutohej për Kosovën.

Video u bë virale në rrjet, dhe pas diskutimeve që Steviç pati e Ivica Daçiç dha dorëheqjen.

Pas kërkesës së Daçiçit, i gjithë grupi parlamentar i SPS-së ra dakord që “Steviçi duhet të largohet nga Kuvendi” .”Ky është një skandal dhe një fatkeqësi. Duhet do të jepni dorëheqjen. Nuk mund të jesh më deputet sepse nuk e përballon dot këtë.

Së dyti, kudo që të paraqiteni, çfarëdo që të thoni, gjithmonë do të mbeteni si një deputet që sheh porno. Ku ju lindi ideja për të parë porno në Kuvend?”, mësohet se i ka thënë Daçiç.


Shtuar 7.02.2023 21:19