Turqia, një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë

E vendosur në ose pranë disa linjave të thyerjes, Turqia është një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë.

Pjesa më e madhe e vendit ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet midis dy pllakave kryesore, euroaziatike dhe afrikane, dhe një tjetër të vogël, arabe.

Ndërsa dy pllakat e mëdha zhvendosen, Turqia është në thelb e shtrydhur, thonë ekspertët.

Kjo do të thotë se tërmetet dhe lëkundjet janë një përvojë mjaft e zakonshme. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD) regjistroi mbi 22,000 lekundje  në 2022, shkruan BBC.

Dhe shumë prej tyre janë vdekjeprurëse, më i keqi në histori, një tërmet me magnitudë 7.6 ballë që goditi Izmirin në 1999, duke vrarë më shumë se 17,000 njerëz./Albeu.com./


Shtuar 6.02.2023 10:17