Trump shton presionin ndaj Iranit: Do të godasim me forcë, por bisedimet vazhdojnë

Presidenti amerikan Donald Trump ka ritheksuar qëndrimin e ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar një përgjigje të fuqishme në rast të sulmeve me raketa kundër trupave të SHBA-së të dislokuara në Jordani.

Të lidhura

None found

Gjatë një bisede me Fox News, ai u shpreh pa mëdyshje: “Do t’i dërrmojmë. Goditja jonë do të jetë e fortë”.

Presidenti shpjegoi se reagimi amerikan erdhi si pasojë e goditjes së forcave të tyre në Jordani nga raketat balistike iraniane. Ai tregoi se ushtarakët patën vetëm pak minuta në dispozicion për të shkatërruar raketat dhe se e kishte ndjekur operacionin përmes pamjeve filmike.

Më tej, Trump i etiketoi grupet e armatosura që mbështeten nga Irani si “një kancer për njerëzimin”, ndërsa konfirmoi se sulmet ajrore të kryera nga SHBA-ja gjatë natës kundër milicive shiite irakiane, të lidhura me Teheranin, ishin realizuar në bashkëpunim me autoritetet irakiane.

Megjithë tensionet e larta, ai la të kuptohej se kanalet diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të hapura dhe se negociatat po ecin paralelisht me zhvillimet e fundit.

Fjalët e Trump patën një ndikim të menjëhershëm në bursat globale të karburanteve. Të mërkurën, tregjet regjistruan një rritje të ndjeshme të çmimit të naftës, pas paralajmërimit të presidentit se Irani do të përballej me një përgjigje të ashpër për sulmin e supozuar ndaj pozicioneve amerikane.

Konkretisht, nafta Brent shënoi një ngjitje prej 5.8%, duke kapur vlerën 86.82 dollarë për fuçi, teksa nafta e papërpunuar amerikane (WTI) u shtrenjtua me 6.4%, duke arritur në 84.30 dollarë për fuçi.


Shtuar 29.07.2026 16:51

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom