Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

Pasi fillimisht e përshëndeti njoftimin e HAMAS për pranimin e pikave kyçe të planit të Trump për Gazën, përfshirë lirimin e pengjeve, Presidenti amerikan ju rikthye sërish toneve kërcënuese

“Veproni me shpejtësi ose bastet do të anulohen”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi më tej se nuk do të toleronte vonesa.

“Le ta mbyllim shpejt”, u shpreh ai.

Të premten, Trump i dha ultimatum Hamasit të pranonte planin deri të dielën në orën 6 dhe Hamas u përgjigj se pranonte pjesët kryesore të tij, por se kërkonte negociata të mëtejshme për disa pika të veçanta.

Pas këtij njoftimi të Hamas, Trump deklaroi se paqja ishte e afërt dhe i kërkoi Izraelit të ndalte bombardimet në Gaza. Por, megjithëse ushtria e Netanjahut tha se kishin nisur përgatitjet për implementimin e fazës së parë të planit të Trump për paqen, sulmet nuk janë ndalur.

Siç raportohet, mbi 65 vetë u vranë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se negociatat mes Izraelit dhe Hamasit pritet të rinisin në Egjipt gjatë ditëve të ardhshme.


Shtuar 4.10.2025 21:10

Tags: ,