Trump i dërgon sinjal Europës para takimit me Rutte: Kemi harxhuar triliona dollarë për mbrojtjen e saj nga Rusia

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po bëhet gati të presë në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në një klimë pakënaqësie të thellë që ai ka ndaj aleatëve europianë.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Trump u pyet për rishikimin e pranisë ushtarake amerikane në shtetet e NATO-s, një proces që po udhëhiqet nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, si edhe për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Europa. Përgjigjja e tij u perceptua më tepër si një mesazh paralajmërues.

Të lidhura

None found

Ne kemi qenë një anëtar i shkëlqyer i NATO-s, në shumë aspekte i vetmi anëtar i vërtetë dhe pa dyshim anëtari dominues. Në rrjedhën e viteve kemi shpenzuar jo miliarda, por triliona dollarë për mbrojtjen e Evropës. Në një moment desha të shihja nëse aleatët tanë do të ishin vërtet aty për ne. I thashë Pete Hegseth të verifikonte këtë dhe, kur kërkuam mbështetjen e tyre, ata nuk u shfaqën. Kjo ishte absurd”, u shpreh Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ndaloi veçanërisht te kryeministri i dorëhequr britanik, Keir Starmer, ndaj të cilit shprehu kritika, duke e akuzuar për mungesë përfshirjeje dhe për shmangie të detyrimeve ndaj një aleati.

Starmer nuk ishte aty për në, dhe njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar nuk e pritën mirë këtë. Ai nuk tha thjesht “jo”, por edhe deklaroi se “do të jemi aty pasi të fitoni’. Unë iu përgjigja se nuk kishim nevojë për ndihmë pasi të kishim fituar. Nuk po flisnim me Winston Churchill, këtë mund ta them me siguri”, tha më tej presidenti amerikan.

Trump përmendi gjithashtu edhe vende të tjera të Europës, mes tyre Italinë dhe Gjermaninë, duke ngritur dyshime mbi ekuilibrin e kontributeve në Aleancë. “Ne japim për NATO-n rreth 600 miliardë dollarë në vit, e këto janë shifra të çmendura, por kur na nevojitet ndihma e tyre, ata preferojnë të mos përfshihen.

Ne shpenzojmë shumë për t`i mbrojtur, kryesisht nga Rusia, dhe kur kërkojmë bashkëpunim, na refuzojnë. Është një qëndrim i pakuptimtë”, përfundoi Trump.


Shtuar 23.06.2026 11:59

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş