Dy burra dhe një grua u sulmuan me thikë nga një person në qytetin Tanvald, në veriperëndim të Republikës Çeke.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve të mediave lokale, të plagosurit ndodheshin në gjendje kritike dhe u dërguan me helikopter në spitalet e qytetit të afërt të Liberecit.
Autori i dyshuar, i cili raportohet se kishte mbetur gjithashtu i plagosur, u arrestua nga policia. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, por ende nuk kanë dhënë të dhëna për motivet e sulmit.
