Tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor, të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një autostradë në rajonin Pedroso të Paraguait.
Ngjarja u regjistrua pak pas orës 20:00, kur një kamion i ngarkuar me tulla, që po udhëtonte drejt Asuncionit, pësoi defekt në sistemin e frenimit dhe goditi automjetet që prisnin në semafor.
Të lidhura
None found
Drejtuesi tentoi ta devijonte kamionin në të majtë për të shmangur përplasjen, por manovra nuk pati sukses. Mjeti i rëndë u përplas me tre automjete të ndaluara, ndërsa mediat lokale raportojnë se, krahas tre viktimave, u plagosën edhe 10 pasagjerë të tjerë.
Kamioni pa frena po lëvizte me një shpejtësi të tillë saqë, sipas raportimeve, arriti të ndalonte vetëm 80 metra pasi përplasi automjetet.
Si pasojë e aksidentit shpërtheu gjithashtu një zjarr, ndërsa në zonën ku ndodhi tragjedia u ndërpre furnizimi me energji elektrike.
