Tezja 82-vjeçare dhe nipi 44-vjeçar gjenden pa jetë në një banesë në Napoli

Një grua 82-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar janë gjetur të vdekur brenda një apartamenti në Portici, në provincën e Napolit. Sipas informacioneve paraprake, viktimat ishin teze dhe nip.

Të lidhura

None found

Trupat e pajetë u zbuluan në banesën që ndodhet në Piazzale Divina Provvidenza. Dyshohet se vdekja e tyre kishte ndodhur disa ditë përpara se të konstatoheshin nga autoritetet.

Karabinierët dhe personeli i emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa nisën verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet bënë të ditur se trupat, të cilët kishin nisur të dekompozoheshin, u gjetën në dysheme pranë shtratit. Kontrollet fillestare nuk evidentuan shenja dhune mbi viktimat dhe as gjurmë që mund të tregonin hyrje me forcë në apartament.

Me urdhër të autoriteteve gjyqësore, trupat u transportuan në morgun e Spitalit Policlinico të Napolit. Autopsia pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes së tyre.

Hetuesit po shqyrtojnë çdo pistë dhe po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rastit. Të dhënat paraprake sugjerojnë se trupat mund të kenë qëndruar në apartament për rreth pesë ditë përpara se të gjendeshin.


Shtuar 7.08.2026 16:35

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetMadridbetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetizmir escortAnkara escortcasibomizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetpusulabet1xbetcasibomjojobetJojobet GirişmarsbahisJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibommeritbet girişbetcio