Tërmeti apokaliptik, shkon mbi 25 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Vijon të rritet numri i viktimave pas tërmit apokaliptik që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënë e 6 shkurtit.

Mediat turke raportojnë se orët e fundit numri i viktimave ka shkuar në 25.401, ku 21.848 janë turq dhe 3553 jnë sirianë.

Ndërkohë orët në vijim pritet të jenë edhe më dramatike për shkak se ka ende mijëra persona që ndodhen nën ndërteat e rrënuara nga tërmeti.

Aktualisht në ndihmë të Turqisë kanë shkuar ekspertë dhe spercialistë nga e gjithë bota të cilët po punojnë krahas forcave turke për nxjerrjen nga rrënojat të trupave njerëzorë.

/AlbEu.com/


Shtuar 11.02.2023 15:18