Tërmeti apokaliptik në Turqi, Andrea Pirlo shpërndan ndihma për personat e prekur

Ka shkuar mbi 20 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti apokaliptik që goditi Turqinë dhe Sirinë ditën e hënë.

Në ndihmë të forcave turke kanë shkuar njerëz dhe specialistë nga e gjithë bota. Gjithashtu edhe të huajt që ndodhen në Turqi po japin kontributin e tyre.

Një ndër ta është edhe ish-kampioni i botës me Italinë, Andrea Pirlo, i cili së fundmi drejton skuadrën turke të Fatih Karagumruk.

Pirlo i është bashkuar grupit që shpërndan ndihma për personat që ju janë shkatërruar shtëpitë nga tërmeti i fortë.

Ndërkohë që sytë e gjithë botës dhe lutjet e njerëzve tashmë janë të gjitha përpersonat që ndodhen nën rrënoja, ku jeta rrezikohet çdo minutë që kalon.

/AlbEu.com/


Shtuar 9.02.2023 18:47