Tërmetet e njëpasnjëshme në Santorini shkaktojnë shqetësim te autoritetet

Aktiviteti sizmik i vërejtur në 24 orët e fundit në Santorini dhe zonën përreth ka shkaktuar shqetësim të madh tek autoritetet dhe shkencëtarët.

Sipas vullkanologut-studiuesit të Autoritetit Helen të Kërkimeve Gjeologjike dhe Minierave, Georgios Vougioukalakis, zona është në një krizë sizmike, me mbi 200 lëkundje të regjistruara në 48 orët e fundit.

Epiqendra është kryesisht në Anhidros, një ishull i pabanuar pranë Santorinit, gjë që ngre shqetësime.

Bbazuar në të dhënat kryesore, shteti vendosi të shtrijë masat e sigurisë edhe në ishujt fqinjë Amorgos, Anafi dhe Ios, për të shmangur situatat e panikut dhe për të garantuar mbrojtjen e banorëve. Një nga masat e rëndësishme të rekomanduara nga ekspertët është zbrazja e pishinave në Caldera, siç tha Vougiouklakis, lëvizja e ujit në rast të një tërmeti të fortë mund të shkaktojë dëmtime në struktura dhe të rrisë rrezikun e shembjes.

Skenari më i keq që shkencëtarët po shqyrtojnë është një tërmet me magnitudë 6 ballë. Siç tregon studiuesi me përvojë, aktiviteti sizmik në zonë është vullkanotektonik dhe lidhet me thyerjen aktive që shtrihet nga Amorgos në Christiana.

Edhe pse fenomeni po monitorohet nga afër, shkencëtarët sigurojnë se nuk ka rrezik të menjëhershëm të aktivitetit vullkanik.


Shtuar 2.02.2025 19:47

Tags: ,