Tërmet në Turqi, ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Këtë të shtunë rreth orës 8:30 të mëngjesit, një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter, ka ndodhur  në Turqinë qendrore.

Epiqendra u regjistrua, sipas Institutit Euro-Mesdhetar, 34 kilometra në perëndim-veriperëndim të Gaziantepit, ndërsa thellësia fokale ishte 10 kilometra.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive të Turqisë (AFAD), raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 5, me epiqendër në qytetin Pazartsik, Kahramanmaras, me një thellësi fokale prej 7 kilometrash.


Shtuar 7.09.2024 11:03

Tags: ,