Takimi mes presidentit Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk ka shkuar ashtu si presidenti amerikan mund të kishte parashikuar.
Takimi i cili po vazhdon në kohë reale është tensionuar pasi duket se Zelensky nuk ka pranuar të firmosë marrëveshjen e mineraleve të rralla në Ukrainë, si hap drejt përfundimit të luftës me Rusinë.
Kjo e ka nervozuar Trump i cili edhe pse në prani të gazetarëve i është drejtuar: Po bën si një djalë i fortë, por nuk e bën dot këtë pa SHBA. Ti nuk ke asgjë për të negociauar. Nëse firmos marrëveshjen, je ende në lojë, nëse jo nuk ke më asgjë për të negociuar. SHBA do largohet.
Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë duhet të ndiejmë, sepse nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejnë ukrainasit”, – tha Trump.
Trump i nervozuar ka ngritur zërin edhe ndaj një gazetari duke i thënë se pyetja i ngjan me idetë e Joe Biden i cili për çdo gjë ia hidhte fajin Rusisë.
“Joe Biden bënte deklarata ku i hidhte fajin Rusisë për çdo gjë, unë kam folur me Putin dhe ai është shprehur i gatshëm për marrëveshje.“