Teherani ndez më tej tensionet: Marrëveshja cilësohet si pranimi i kapitullimit nga SHBA-ja

Kryenegocjatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf bëri një deklaratë që prek drejtpërdrejt krenarinë e Donald Trumpit, duke e përshkruar marrëveshjen mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës si një “shpallje të kapitullimit të Amerikës”.

Gjatë një konference në Azerbajxhan, e transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror iranian, Ghalibaf u shpreh se mirëkuptimi i arritur në Islamabad nuk lindi si pasojë e presionit apo imponimit, por si rezultat i qëndresës dhe forcës së popullit iranian.

Të lidhura

None found

“Suksesi i këtij procesi nuk erdhi nga presioni apo imponimi. Ai erdhi nga rezistenca dhe autoriteti i kombit të guximshëm iranian”, deklaroi Mohammad Bagher Ghalibaf, kryenegociator i Iranit.

Sipas tij, memorandumi i mirëkuptimit i arritur në Islamabad është në thelb një pranim i dështimit nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi gjithashtu se siguria në Lindjen e Mesme duhet të sigurohet nga vetë shtetet e rajonit, pa ndërhyrje të jashtme.

Këto deklarata vijnë në një moment kur marrëveshja mes Teheranit dhe Uashingtonit po shqyrtohet gjerësisht për efektet që mund të sjellë mbi ekuilibrat politikë dhe të sigurisë në rajon. Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër u mbyll të martën, dhe la përshtypjen e një afrimi të qëndrimeve.

Vendet ndërmjetësuese bënë të ditur se klima e diskutimeve ishte konstruktive dhe folën për “përparime inkurajuese”.


Shtuar 24.06.2026 12:12

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş