Të shtënat në një festë në Zvicër, identifikohet 22-vjeçarja italiane që ndërroi jetë; reagon Meloni

Maria Spinelli, 22 vjeçe, me origjinë nga Atri i Italisë, është viktima e të shtënave me armë zjarri të regjistruara gjatë një feste rave në Aarau të Zvicrës.

Të lidhura

None found

E reja ndodhej në aktivitetin muzikor të organizuar në zonën e hipodromit në Schachen, kur një person hapi zjarr drejt turmës. Përveç saj, nga sulmi mbetën të plagosur edhe pesë persona të tjerë, mes tyre dy shtetas italianë.

Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit, në kohën kur festa po mbyllej dhe pjesëmarrësit po largoheshin. Në fillim, disa dëshmitarë menduan se zhurmat ishin shkaktuar nga fishekzjarrët, por pak më vonë vendi u përfshi nga paniku.

Autoritetet kanë marrë dëshmi se një person i armatosur qëlloi në drejtim të hapësirës ku ndodhej turma dhe më pas u arratis drejt një zone pyjore.

Policia zvicerane ka vënë në zbatim një operacion të gjerë për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit. Shkaqet e sulmit nuk janë përcaktuar ende, ndërsa hetuesit po analizojnë edhe pistën e një akti me motive terroriste, pa arritur deri tani në një përfundim zyrtar.

Vdekja e Maria Spinellit ka shkaktuar reagime në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni i përcolli ngushëllimet familjes së 22-vjeçares dhe shprehu solidaritetin e saj me të gjithë personat e prekur nga kjo ngjarje.

Ministria e Jashtme italiane po e ndjek situatën përmes Njësisë së Krizave, ambasadës në Bernë dhe konsullatës së përgjithshme në Bazel, ndërsa po ofron edhe asistencë për familjen e viktimës.

Po ashtu, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka komunikuar me homologun e tij zviceran, Ignazio Cassis. Ky i fundit ka siguruar se autoritetet zvicerane do të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Hetimi vijon, ndërsa policia u ka kërkuar personave që disponojnë fotografi ose video nga çasti i të shtënave t’ua dorëzojnë ato autoriteteve.


Shtuar 30.08.2026 21:10

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabet