Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pas të shtënave brenda një restoranti në Nashville, Tennessee.
Të shtënat ndodhën rreth orës 15:00 në lagjen Salemtown të Nashville. Të shtënat filluan disa minuta pasi i dyshuari mbërriti në restorant me një grua, thanë autoritetet.
I dyshuari dhe viktima fillimisht nisën të përleshen dhe situata ka dalë shpejt jashtë kontrollit.
Pas të shtënave me armë brenda restorantit shpërtheu paniku teksa klientët u përpoqën të arratiseshin. Disa u përpoqën të ndalonin sulmuesin.
Një 33-vjeçar ka humbur jetën. Policia nuk ka bërë të ditur se në çfarë gjendje janë të plagosurit.
I dyshuari është një 46-vjeçar i cili u largua nga restoranti me veturë dhe tani është në kërkim.
Nuk dihen ende motivet e krimit./albeu.com