Të paktën 42 të vdekur nga përmbytjet në Kenia

Të paktën 42 persona kanë vdekur nga përmbytjet që përfshiu lagjen Mai Mahiu në Kenian qendrore, me policinë që paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, njoftoi sot Televizioni Qytetar.

Kreu i policisë së Nakuru, Samuel Ndanyi tha se numri viktimave mund të rritet teksa numri të zhdukurve është i konsiderueshëm. Përmbytjet vdekjeprurëse erdhën si pasojë e shembjes së një digë ne Kenia.

Më herët sot, Kryqi i Kuq Kenyan tha se kishte zhvendosur disa njerëz në objektet shëndetësore në Mai Mahiu për shkak të përmbytjeve.

Fotografitë e postuara në llogaritë e platformës X të mediave keniane, Kryqit të Kuq të Kenias dhe agjencisë së autostradave tregojnë pasojat e përmbytjeve me pemë të thyera dhe një makinë të ngecur në baltë.

Një rezident tha për rrjetin ‘Nation Africa’ se masa e madhe e ujit kishte marrë me vete rreth dhjetë shtëpi dhe shumë njerëz besohet se janë të bllokuar në baltë. Shumica e viktimave dhe të plagosurve janë dërguar në spitalin e Naivasha.

Zyrtarët thanë se grupet e shpëtimit ende po kërkojnë në rrënojat e shtëpive të shembura nga balta. Deputeti zonës Naivasha MP Jayne Kihara tha se ende nuk është llogaritur masa e dëmeve dhe e viktimave, por operacionet e shpëtimit vijojnë.

Drama e digës Kijabe Dam, në rajonin Mai Mahiu vjen pas një seri përmbytjesh prej reshjeve të shumta e të papritura në Kenia.


Shtuar 29.04.2024 22:34