Të dyshuar për lidhje me ISIS, arrestohen 34 persona në Turqi

Autoritetet turke arrestuan të shtunën 34 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ISIS.

Lajmi u njoftua nga Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në platformën e mediave sociale X.

Sipas tij të gjithë të dyshuarit e kapur si pjesë e një operacioni të gjerë kundër grupit militant, të quajtur “Operacioni-Kafazi 35”, janë shtetas të huaj, të shpallur në kërkim nga Interpoli. Zoti Yerlikaya shtoi se policia sekuestroi edhe disa pistoleta pa leje.

Autoritetet turke kanë shtuar operacionet kundër ISIS pasi dy persona të armatosur të ISI-it kryen një sulm brenda një kishë në Stamboll javën e kaluar duke vrarë një person.

Policia ka arrestuar 25 të dyshuar lidhur me ngjarjen, përfshirë dy persona të armatosur, njoftoi të premten ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc.


Shtuar 3.02.2024 20:05