Takimi i shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë, Trump mohon deklaratën e “diktatorit” ndaj Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të zhvilloj një takim me presidentin Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, mësohet se ky takim do të zhvillohet në lidhje marrëveshjen e mineraleve të rralla në Ukrainë, si hap drejt përfundimit të luftës me Rusinë.

Gjithashtu, presidenti i SHBA-së nuk ndal ironitë ndaj Zelensky, pasi kur e ka parë është shprehur se ai është veshur mirë dhe është shumë elegantë.

“Është veshur mirë, është elegant”, tha presidenti amerikan për liderin ukrainas, i cili kishte veshur një bluzë polo dhe pantallona të zeza.

Ndër të tjera, Trump në këtë takim është shprehur se mineralet do i përdorin për investime në Inteligjencë Artificiale dhe armë ushtarake.


Shtuar 28.02.2025 18:27