Autoritetet arabe kanë njoftuar se porti i Khor Fakan, në bregun lindor të Emirateve të Bashkuara Arabe, pranë hyrjes së ngushticës së Hormuzit është sulmuar me dronë. Si pasojë e këtij sulmi janë plagosur katër persona.
Mediat shkruajnë se një nga të plagosurit, i cili është në gjendje të rëndë është me origjinë nga Nepali. Ndërsa tre të plagosurit e tjerë janë pakistanezë. Sulmi shkaktoi zjarr, i cili tani është vënë nën kontroll nga autoritetet vendase.
Të lidhura
None found
Më herët, agjencia britanike e sigurisë detare UKMTO kishte raportuar një incident me raketa të paidentifikuara që ranë pranë një anijeje kontejnerësh, e cila po ngarkohej në port në atë kohë.
