Sulm me thikë në Francë, 3 persona të plagosur

Një sulm me thikë është regjistruar në Lion të Francës. Si pasojë e sulmit të beftë me thikë, tre persona janë plagosur, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Të tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Dy prej tyre janë goditur me thikë në bark, ndërsa një tjetër në krah.

14 të vrarë e dhjetra të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv
Reuters raporton se për sulmin është arrestuar një i dyshuar. I arrestuari është një 27-vjeçar, emër i njohur për policinë.

Ende nuk dihet nëse sulmi ka motive politike apo fetare.


Shtuar 26.05.2024 18:22

Tags: