Tre persona janë vrarë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi ajror ukrainas në Krimenë, e cila kontrollohet nga Rusia.
Të lidhura
None found
Sergei Aksyonov, guvernatori i këtij rajoni i emëruar nga Moska, e cilësoi ngjarjen si një sulm “barbar” dhe u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.
Përmes një mesazhi në Telegram, Aksyonov njoftoi se autoritetet do të kujdesen për mbështetjen e të plagosurve.
Ngjarja në Krime është raportuar në një periudhë kur të dyja palët po njoftojnë për intensifikim të sulmeve ajrore. Më herët, ishte bërë e ditur edhe për një sulm të dyshuar ukrainas ndaj një depoje ruse në rajonin e Vladimir.
Që prej aneksimit nga Rusia në vitin 2014, Krimea, e cila vazhdon të jetë nën kontrollin e Moskës, është përfshirë shpesh në listën e objektivave të goditjeve ukrainase gjatë luftës.
