“Squid Game” edhe në jetën reale, disa njerëz në botë po luajnë lojrat e serialit më të famshëm (FOTO LAJM)

“Squid Game” theu shumë rekorde dhe u shndërrua në një fenomen kulturor, ndaj ishte vetëm çështje kohe që kdrama të ishte një lojë e vërtetë.

Për shkak të suksesit të serialit, Qendra Koreane e Kulturës në Abu Dabi e ktheu “Squid Game” në realitet, sigurisht pa vrasje.

Dy skuadra me 15 njerëz secila konkurruan në disa nga lojërat e sezonit të parë që përfshinin “red light, green light (dritë e kuqe, dritë jeshile), sfidën me sheqerin Dalgona, lojërat me letra, marbles dhe ddakji.

Postimi në faqen e internetit përmendi një çmim në para, por nuk ishte e qartë se sa u fitua, megjithatë, sigurisht që nuk ka qenë e njëjta shumë si në serial.

Gjatë lojës, të dy grupet e ekipeve veshën bluza me logon e shfaqjes. Stafi, nga ana tjetër, veshi kostume në ngjyrë të kuqe të cilat ngjasonin me ato të “Squid Game”.

Eventi në Abu Dabi nuk përfshinte asnjë dhunë apo gjakderdhje. Duke marrë parasysh suksesin e “Squid Game”, me gjasë nuk do të jetë hera e parë që luhet në jetën reale.


Shtuar 16.10.2021 10:18