VIDEO/ Spektakël në qiellin e Tel Aviv, “Kupola e Hekurt” rrëzon breshërinë e raketave iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thotë se forcat iraniane “kryen një përgjigje shkatërruese dhe precize kundër dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore” në Izrael me komandën e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei.

Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë Reuters se “asgjë në Izrael nuk do të jetë e sigurt, hakmarrja jonë do të jetë e dhimbshme”. Ai raportohet se ka theksuar se Izraeli “do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e komandantëve, shkencëtarëve dhe njerëzve tanë”.

Ka një numër raportesh të pakonfirmuara që shfaqen në mediat izraelite pas sulmeve hakmarrëse të Iranit, ndërkohë që televizionet vendaset raportojnë për një zjarr pranë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, ndërsa Israel Hayom raporton se raketat ranë në shtatë zona në Izraelin qendror.

Pamjet nga Tel Aviv tregojnë spektaklin në qiellin izraelit, me “Kupolën e Hekurt” që rrëzon breshërinë e raketave iraniane. I njohur dhe si “Iron Dom”, ai është ndër sistemet më të sigurta në botë kundër raketave.

Ushtria izraelite thotë se Irani po vazhdon të qëllojë me raketa Izraelin.

“Një tjetër breshëri me dhjetëra raketa u lëshua drejt Shtetit të Izraelit”, tha ajo në një deklaratë. “Shpërthimet që dëgjoni vijnë nga përgjimet ose rrëzimet e avionëve. Sistemi i mbrojtjes ajrore identifikon dhe përgjon vazhdimisht kërcënimet.”


Shtuar 13.06.2025 22:47

Tags: , ,