Sondazhi në Britani: Përplasja me Francën shihet si më efektive për ndalimin e gomoneve në La Mansh

Një pjesë më e madhe e britanikëve mendon se frenimi i mbërritjes së emigrantëve me gomone në brigjet angleze përmes ngushticës së La Manshit do të ishte më efikas përmes një përballjeje me Francën, sesa duke vazhduar bashkëpunimin aktual mes dy vendeve.

Të lidhura

None found

Këto janë gjetjet e një sondazhi ekskluziv të realizuar nga YOUGOV për rrjetin britanik të informacionit SkyNews. Kjo pikëpamje mbështetet veçanërisht nga votuesit e dy forcave kryesore të së djathtës. Sipas të dhënave, 57 % e atyre që kanë votuar për konservatorët dhe 79 % e mbështetësve të partisë Reforma të Nigel Farage besojnë se përballja me Francën do të jepte rezultate më të mira.

Në kampin e majtë dhe të qendrës, mbështetja për këtë qëndrim është dukshëm më e ulët. Vetëm 24 % e votuesve laburistë dhe liberaldemokratë, si dhe 19 % e votuesve të të Gjelbërve, e shohin konfrontimin si zgjidhje. Shumica e përkrahësve të këtyre tri partive mendojnë se një bashkëpunim më i ngushtë me Francën do të ishte më i dobishëm.

Sondazhi i Sky News tregon gjithashtu se 40 % e britanikëve besojnë, gabimisht, se numri i kalimeve me gomone është rritur këtë vit krahasuar me vitin e kaluar. Ky perceptim është më i përhapur te votuesit konservatorë dhe te mbështetësit e partisë anti-emigracion të Farage.

Në të vërtetë, deri në gusht, kalimet me gomone kanë shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2021, ndërsa kulmi i tyre u regjistrua një vit më vonë, në 2022-shin. Deri tani, rreth 16 mijë emigrantë kanë kaluar La Manshin me gomone, një shifër 43 përqind më e ulët se ajo e një viti më parë.

Pakënaqësia ndaj Francës është shtuar, pasi Londra i ka dhënë këtij vendi rreth 1 miliardë financime gjatë këtyre viteve për patrullimin e një zone relativisht të vogël në veri të Francës. Synimi ka qenë pengimi i emigrantëve dhe trafikantëve për të organizuar kalimet, ndërsa pala franceze ka investuar në interceptime dhe patrullime. Megjithatë, këto masa nuk duket se i kanë frenuar kalimet në nivelin që presin britanikët.

Liberal Demokratët e qendrës ia atribuojnë një pjesë të problemit Brexit-it. Sipas tyre, largimi nga Bashkimi Evropian ka krijuar boshllëqe në aksesin ndaj databazës biometrike të BE-së dhe u ka dhënë emigrantëve më shumë arsye për të ndërmarrë këto udhëtime të rrezikshme, duke e ditur se Britania ka mundësi të kufizuara për t’i kthyer në vendet e origjinës ose në vendet e BE-së pasi mbërrijnë në brigjet angleze. Pas Brexit-it nuk zbatohet më as e ashtuquajtura Marrëveshja e Dublinit, e cila kur Britania ishte pjesë e BE-së mundësonte kthimin e emigrantëve në vendin e parë të sigurt brenda Bashkimit Evropian, edhe pse kjo marrëveshje nuk ishte perfekte dhe as plotësisht funksionale.


Shtuar 19.08.2026 12:11

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomizmir escortAnkara escortjojobetnorabahisAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetbetsmovevaycasinomarsbahiscasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişjojobetcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet