Slloveni/ Sekuestrohen 260 kg kokainë, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian

Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, me peshë prej 260 kilogramësh, në portin e Koperit. Kjo ndodhi pasi dy zhytës u panë pranë një anijeje që transportonte sojë nga Amerika e Jugut.

Lajmin e raportoi agjencia sllovene e lajmeve STA, duke njoftuar se dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.

Të lidhura

None found

Sipas mediave sllovene, vlera e kokainës në tregun e zi është rreth 10 milionë euro.


Shtuar 19.03.2024 17:51