Koreja e Jugut është përfshirë nga një skandal korrupsioni pasi bashkëshortja e presidentit të këtij vendi Kim Keon Hee ka pranuar si dhurate një çantë luksoze Dior. Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara në fund të vitit të kaluar tregonin një pastor duke i dhuruar bashkëshortes se presidentit të Koresë se Jugut një çantë te Kristian Dior që kushton rreth 2 mijë dollarë.
Disa analistë thonë se skandali kërcënon perspektivat e partisë së presidentit Yoon Suk Yeol në zgjedhjet e prillit. Votuesit duan një shpjegim nga z. Yoon ndërsa opozita e ka përdorur këtë çështje për ta sulmuar atë. Videoja, e publikuar nga kanali i majtë në YouTube, Voice of Seoul, raportohet se është filmuar fshehurazi nga pastori Choi Jae-young duke përdorur një kamerë të ngulitur në orën e tij.
Një sondazh i fundit tregoi se 69% e votuesve të vendit me të drejtë vote duan një shpjegim nga presidenti për veprimet e gruas së tij. Një sondazh i mëparshëm në dhjetor tregoi se 53% e të anketuarve besonin se sjellja e saj ishte e papërshtatshme. Skandali po shpërthen vetëm tre muaj para zgjedhjeve legjislative të Koresë së Jugut.
Ne Korenë e Jugut është e paligjshme për zyrtarët publikë dhe bashkëshortët e tyre marrjen e dhuratave me vlerë më shumë se 1 milion ose 75 dollarë amerikane. Opozita ka akuzuar prej kohësh bashkëshorten e presidentit Kim për përfshirje në manipulimin e çmimeve të aksioneve