Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti (VIDEO)

E paimagjinueshme është tragjedia që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, ku vendi mori flakë, e për pasojë humbën jetën 114 persona, e ndërsa 150 të tjerë mbetën të plagosur.

Në mesin e të vdekurve është edhe çifti i sapomartuar, ndërsa rreth qindra njerëz raportohet të kenë qenë të pranishëm kur shpërtheu zjarri. Të paktën 50 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Një video, nga një kënd tjetër i lokalit tregon zanafillën e zjarrit.

Ashtu si kurse shihet në pamje, shkak kanë qenë fishekzjarrët që i kanë vënë flakën abazhurit gjigand në qendër të lokalit.

Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi.

“Nuk mund të shihnim asgjë. Nuk merrnim dot frymë, nuk dinim si të dilnim”, tha 17-vjeçarja Rania Ëaad, e ftuar në dasmë.

Në një deklaratë, agjencia e mbrojtjes civile e Irakut tha se ndërtesa përmbante paleta “të bëra nga materiale shumë të ndezshme në kundërshtim me të gjitha rregulloret e sigurisë”.

Standardet e sigurisë në sektorët e ndërtimit dhe transportit të Irakut shpesh shpërfillen dhe infrastruktura vendit është në gjendje të keqe pas dekadash konflikti, është rregullisht skena e zjarreve dhe aksidenteve fatale.


Shtuar 27.09.2023 18:21