Evropa Jugore është përfshirë nga zjarre të përmasave të mëdha, të cilat kanë krijuar një gjendje të paprecedentë në Francë dhe Spanjë.
Të lidhura
None found
Sipas paralajmërimeve të ekspertëve, kontinenti po kalon në një fazë të re të megazjarreve, ku flakët përhapen me fuqi të jashtëzakonshme dhe vihen gjithnjë e më me vështirësi nën kontroll.

Në jugperëndim të Francës, sipërfaqe rekord janë shkrumbuar nga zjarret. Vatrat kanë sjellë gjithashtu dukuri të pazakonta atmosferike, përfshirë formimin e reve nga nxehtësia e flakëve, ndërsa ekspertët i renditin këto zjarre mes më intensivëve të regjistruar ndonjëherë në vend.
Edhe Spanja po lufton me zjarre të fuqishme në afërsi të Madridit dhe në rajone të tjera. Mijëra banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë, ndërsa temperaturat e larta, erërat e forta dhe thatësira po ndihmojnë përhapjen e flakëve.
Për shkak të situatës, Bashkimi Evropian ka vënë në funksion mekanizmin e mbrojtjes civile, duke dërguar avionë, helikopterë dhe skuadra zjarrfikëse në mbështetje të Francës dhe Spanjës.
Vatrat e zjarrit kanë prekurur edhe shtete të tjera të Mesdheut, mes tyre Greqinë dhe Turqinë. Autoritetet paralajmërojnë se vazhdimi i valës së të nxehtit mund ta shtojë më tej nivelin e rrezikut.

Shkencëtarët vlerësojnë se rritja e temperaturave globale po zgjat periudhat e thatësirës dhe po sjell zjarre më të shpeshta e më të fuqishme, duke e kthyer menaxhimin e tyre në një sfidë gjithnjë e më serioze për Evropën.
