Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e së mërkurën në Patisia të Athinës në Greqi, ku një shqiptar plagosi pronarin e një dyqani celularësh.
Sipas mediave vendase, ngjarja u shënua në orën 18:30 të pasdites së të mërkurës, ku një person hyri në një dyqan telefonash celularë dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, një herë në këmbë.
Të lidhura
None found
Autori i krimit hipi më pas në një BMW gri që po e priste jashtë dhe në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Tsounta” në Bulevardin “Kifissou”, në rrugën për në Lamia. Atje, automjeti i dyshuar u përplas me tre ose katër automjete dhe u ndal plotësisht.
Policia arrestoi tre persona me origjinë shqiptare në lidhje me incidentin, ndërsa një person tjetër është në kërkim.
