Shpërthimi i salmonelës në Britani lë një të vdekur dhe 207 persona të infektuar

Një shpërthim i pazakontë i salmonelës në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar një viktimë dhe probleme shëndetësore te qindra persona. Dyshimet e para e lidhin përhapjen e infeksionit me ushqime të përgatitura me vezë të importuara.

Të lidhura

None found

Autoriteti i Sigurisë Shëndetësore i Mbretërisë së Bashkuar po heton 207 raste të salmonelës të evidentuara gjatë vitit të kaluar, ndërsa pjesa më e madhe e tyre është shënuar në javët e fundit.

Anglia përbën pjesën dërrmuese të rasteve, me 199 të infektuar. Në Londër janë raportuar 47 raste, ndërsa në Yorkshire dhe Humber janë regjistruar 38.

Mbi një e treta e pacientëve kanë kërkuar shtrimin në spital. Në mesin e të prekurve ndodhen edhe foshnje, ndërsa mosha e pacientëve arrin deri në 90 vjeç. Dy persona kanë pësuar probleme të rëndë, por shumica janë rikuperuar pa pasur nevojë për trajtim specifik, raportoi BBC.

Infeksioni nga salmonela mund të shkaktojë dhimbje abdominale, diarre, të vjella dhe temperaturë. Këto shenja zakonisht shfaqen 12 deri në 72 orë pas momentit të infektimit.

Bakteri mund të jetë i pranishëm te mishi dhe shpendët e gjallë ose të pagatuar mjaftueshëm, si edhe te vezët. Gatimi i plotë dhe përgatitja e sigurt e ushqimeve ndihmojnë në uljen e rrezikut, ndërsa larja e duarve pas përdorimit të tualetit dhe para prekjes ose gatimit të ushqimit mbetet një masë e rëndësishme parandaluese.

Çdo vit, në Mbretërinë e Bashkuar raportohen mijëra raste helmimi ushqimor të shkaktuara nga lloje të ndryshme të salmonelës. Megjithatë, shpërthimet që burojnë nga një lloj i veçantë i bakterit dhe prekin një numër të madh njerëzish në të njëjtën periudhë janë më të rralla.


Shtuar 18.08.2026 17:52

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom