Shpërndante lëndë narkotike, policia italiane arreston 30-vjeçarin shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi akuzohet për shpërndarje lënde narkotike në zonën e Maceratas. Hetimet kanë zbuluar një grup kriminal që operon në rajon dhe, gjatë kësaj jave, janë realizuar disa arrestime dhe sekuestrime lëndësh narkotike si kokaina dhe marihuana.

Arrestimi i shqiptarit, i identifikuar me inicialet Q.F., është bërë pasi ai u kap tekasa po shpërndante drogë. Hetimet e vazhdueshme po synojnë të godasin edhe pjesë të tjera të këtij grupi duke i arrestuar anëtarët.

Shqiptari u dënua me një vit e tre muaj burgim në Gjykatën e Maceratës. Dini ndryshoi duke vendosur dëbimin e tij nga Italia pasi zbuluan se ai kishte hyrë me një leje turistike.


Shtuar 15.12.2024 17:43