Shpallet fajtore infermierja në Angli/ Vrau shtatë foshnja, mësohet se si i kreu krimet çnjerëzore

Një gjykatë britanike e ka shpallur fajtore infermieren, Lucy Letby për vrasjen e shtatë foshnjave. Bëhet me dije se ajo i vrau foshnjat e sapolindura duke i injektuar ajër me shiringë, duke i ushqyer tepër dhe i helmoi me insulinë midis qershorit të vitit 2015 dhe qershorit 2016 ndërsa punonte në Spitalin Countess of Chester, spitali kryesor i NHS në Chester County. Gjithashtu Letby u shpall fajtor edhe për tentativë vrasje të gjashtë foshnjave të tjera.

Sç raportohet një gjykatë në Manchester do të bëjë të ditur dënimin më 21 gusht të këtij viti. Konsulenti kryesor në njësinë neonatale ku punonte Lucy Letby tha se menaxhmenti i spitalit dështoi të hetonte me kohë akuzat kundër infermieres dhe u përpoq të heshtte mjekët. Sakaq Letby pritet të kalojë të paktën 22 orë në ditë në një qeli të vetmuar. Për shkak të izolimit të saj, u sugjerua që ajo të inkurajohej nga stafi që të stimulohej mendërisht për të shmangur stresin ekstrem, zemërimin dhe zhgënjimin.

Jeta e saj e vetmisë do të jetë e mbushur me leximin e tregimeve për të tjerët. Ekspertët thanë se ajo do të jetë në gjendje të lexon gazeta, libra dhe të shikonte televizion, por jo shumë kohë. Dhe një orë në ditë, ajo do të jetë në gjendje të ushtrojë dhe të ecë nëpër mjediset e burgut.


Shtuar 2.07.2024 23:43