Hetuesit në SHBA po përpiqen të përcaktojnë motivet e sakta të një sherifi të Kentucky që ka qëlluar për vdekje dje ndaj një gjykatësi të rrethit, pas një debati në zyrën e viktimës, tha policia e Kentucky.
Gjykatësi Kevin Mullins, 54 vjeç u gjet i vdekur dje pasdite me plagë arme zjarri në gjykatën e Whitesburg.
Sherifi 43 vjeçar Shawn M. Stines, roli i të cilit përfshin dhe sigurinë personale të gjykatësve, ka qëlluar për vdekje Mullins pas një argumenti brenda zyrës, mësohet prej hetimeve paraprake.
Të lidhura
None found
Stines ishte dorëzuar pas ngjarjes dhe u arrestua pa incidente, thane zyrtaret.
Vrasja vjen vetëm dy javë pasi komuniteti në Kentucky u shokua nga një shkëmbim zjarri në autostradë ku mbetën pesë njerez të plagosur, ndërsa tre ditë më parë një oficer i policisë së Russell County u qëllua për vdekje gjatë detyrës, njoftonin zyrtarët vendas.
Në kohën e ngjarjes kishte njerëz të tjerë në ndërtesë por jo në dhomat e gjykatësit, ndersa nuk u raportua për të tjerë të plagosur. Hetimet vijojnë, shkruan rrjeti CNN.
