Barack Obama, sipas The Times, u ka thënë miqve se Presidenti Biden duhet të rishqyrtojë seriozisht mundësinë për t’u tërhequr nga gara presidenciale.
Ish-presidenti Obama thuhet se ka studiuar të dhënat e sondazheve ditët e fundit dhe ka arritur në përfundimin se Biden, 81 vjeç, i cili shërbeu për tetë vjet si zëvendëspresident i tij, ka një shans të ngushtë për të mposhtur Donald Trump.
Sipas raporteve, Obama, ka folur me Bidenin vetëm një herë që nga debati i parë presidencial kundër Trump. Performanca katastrofike e presidentit çoi në shqetësime lidhur me aftësinë e tij për të shërbyer edhe katër vjet të tjera në Shtëpinë e Bardhë.