Shefi i NATO-s: SHBA-të duhet të ndërmarrin veprime për të siguruar stabilitetin në të gjithë botën!

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme për të siguruar paqen në të gjithë botën”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s të mërkurën pas samitit të aleancës në Hagë.

I pyetur nga CNN në lidhje me sulmet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj objekteve bërthamore iraniane, Mark Rutte u tha gazetarëve: “Askush në botë nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Vetëm Shtetet e Bashkuara.”

Gjithashtu Mark Rutte u pyet në Konferencë se sa i fortë është Neni 5, i cili e angazhon aleancën për një përgjigje kolektive ndaj një sulmi ndaj çdo shteti anëtar.

“Neni 5 është absolutisht i qartë dhe në të njëjtën kohë, ne gjithmonë kemi thënë se nuk do të hyjmë kurrë në detaje se kur saktësisht do të aktivizohet Neni 5”, tha Rutte.


Shtuar 25.06.2025 17:05

Tags: ,