SHBA/ Ushtarja, influencuesja dhe nëna e një vajze 12-vjeçare vetëvritet

Një ushtare e ushtrisë amerikane me një llogari të njohur të fitnesit dhe modës në Instagram ka vrarë veten, duke tronditur familjen dhe miqtë e saj.

Rreshterja Michelle Young, 34 vjeç, kreu vetevrasje, duke lënë pas vajzën e saj 12-vjeçare, e cila, sipas miqve të saj, ishte “e gjithë bota e saj”.

“Michelle ishte një shpirt i bukur, një shoqe e mahnitshme, një nënë beqare, një ushtarë dhe dëshmi se nuk e di se çfarë po kalon dikush, apo me çfarë demonësh mund të luftojnë”, shkroi shoqja e saj Sarah Maine në rrjetet sociale.

“Ne kurrë nuk do të mbushim boshllëqet në zemrat tona dhe do të mbetemi gjithmonë me një arsye pa përgjigje.” Young iu bashkua ushtrisë në moshën 18-vjeçare dhe kishte shërbyer për 16 vjet. Gjatë asaj kohe ajo përfundoi dy misione në Afganistan, raportoi Daily Mail.

Pak ditë para se të dilte lajmi për vdekjen e saj, Young kishte postuar në Instagram për ditëlindjen e vajzës së saj Gracie.

“Gëzuar ditëlindjen vajzës më të ëmbël që kam takuar ndonjëherë. Gjëja më e mirë në jetën time është të jem nëna jote”, ka shkruar ajo.

Nënë e bijë ishin të pandashme, thonë miqtë e familjes dhe askush nuk mund të japë një shpjegim logjik për atë që e shtyu t’i jepte fund jetës. Young kishte më shumë se 100 mijë ndjekës në Instagram, ku modelonte për një kompani veshjesh sportive.