SHBA, Sekretari i Mbrojtjes hedh poshtë marrëveshjet për pranim fajësie lidhur me sulmet e 11 shtatorit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin hodhi poshtë të premten marrëveshjet e arritura në fillim të javës me organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorët e tij për pranimin e fajësisë nga ana e tyre, mesa duket në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje. Të tre të akuzuarit mbahen në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë.

Pentagoni tha të mërkurën se ishin arritur marrëveshjet për pranimin e fajësisë, por nuk dha hollësi për kushtet. Një zyrtar amerikan tha se marrëveshjet pothuajse me siguri përfshijnë pranimin e fajësisë në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje. Por të premten Sekretari Austin lëshoi një urdhër ku shprehej se duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, ai kishte vendosur që autoriteti për të marrë një vendim për marrëveshjet për pranimin e fajësisë, duhet t’i takonte atij. Ai anuloi vendimin e zyrtares që ishte emëruar për të mbikqyrur gjykatën e luftës në Guantanamo, Susan Escallier lidhur me marrëveshjet.

Të lidhura

None found

Disa familje të viktimave të sulmeve i kritikuan ashpër marrëveshjet, pasi thanë se ato përjashtojnë mundësinë për gjykime të plota dhe dënime me vdekje. Republikanët fajësuan menjëherë administratën e Presidentit Joe Biden, megjithëse Shtëpia e Bardhë tha se nuk kishte pasur dijeni paraprake për vendimin.

Khalid Sheikh Mohammed është i burgosuri më i njohur në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, që u krijua në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm Xhorxh W. Bush për të mbajtur të ndaluar të dyshuarit si militantë të huaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Numri më i lartë i të ndaluarve në atë kompleks ka qenë 800. Sot në Guantanamo janë 30 të burgosur.

Marrëveshja mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të akuzuarve për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin vjen më shumë se 16 vjet pasi filloi procesi penal ndaj tyre lidhur me sulmet e Al-Kaidës dhe më shumë se 20 vjet pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e afro 3,000 personave dhe pas së cilave SHBA filloi luftën në Afganistan që vazhdoi për dy dekada.
Marrëveshjet për pranimin e fajësisë ishin arritur edhe me dy të burgosur të tjerë Walid Muhammad Salih Mubarak Bin ‘Attash dhe Mustafa Ahmed Adam al Hawsawi.


Shtuar më 3.08.2024 17:05

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber