SHBA paralajmëron sanksione të reja kundër Iranit

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen thotë se SHBA pret të godasë Iranin me sanksione të reja “në ditët në vijim” pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit fundjavën e kaluar.

Yellen thotë se eksportet e naftës iraniane “mbeten në fokus si një zonë e mundshme” që mund të trajtojnë, duke shtuar se veprimet e Iranit kërcënojnë stabilitetin në Lindjen e Mesme.

“Që nga sulmi i kësaj fundjave deri te sulmet Houthi në Detin e Kuq, veprimet e Iranit kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe mund të shkaktojnë pasoja ekonomike”, paralajmëroi ajo.

Duke folur nga Uashingtoni, Yellen tha se Thesari do të përdorë autoritetin e tij të sanksioneve dhe do të punojë me aleatët për të vazhduar të pengojë “aktivitetin malinj dhe destabilizues të regjimit iranian”.

Vërejtjet e saj pasojnë kërkesën e Izraelit për sanksione ndaj projektit raketor të Iranit.

Sipas Departamentit të Thesarit, SHBA-ja tashmë po përdor sanksione financiare për të izoluar Iranin dhe për të penguar aftësinë e tij për të financuar grupe prokure dhe për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë./ D.M


Shtuar 16.04.2024 19:02