SHBA kthen rebelët Houthi në listën e grupeve terroriste ndërkombëtare

Rebelët Houthi janë kthyer sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në listën e grupeve terroriste duke goditur grupin e lidhur me Iranin me sanksione të ashpra.

Ky veprim ka ngjallur frikë në Kombet e Bashkuara se mund të dëmtojë ekonominë dhe civilët e Jemenit, raporton SkyNews.

Ndërsa OKB-ja thotë se më shumë se 18 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në Jemen.

Zëdhënësi Houthi, Mohammed Abdulsalam tha në një deklaratë se vendimi i SHBA-së pasqyron “hipokrizi të hapur” dhe akuzoi SHBA-në për sponsorizimin e terrorizmit duke mbështetur Izraelin.


Shtuar 16.02.2024 21:23