SHBA-Iran, Trump pret marrëveshje deri të enjten: “Hormuzi do të hapet ose Irani do të goditet rëndë

Donald Trump ka paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit do të rikthehet shumë shpejt në funksion të plotë, në të kundërtën Irani do të përballet me sulme të ashpra.

Të lidhura

None found

Presidenti amerikan i bëri komentet për Fox News gjatë një vizite në Kaliforni, ndërsa deklaroi se negociatat me Teheranin po zhvillohen në drejtimin e duhur dhe se ekziston mundësia për t’i dhënë fund konfliktit disamujor.

“Po zhvillojmë diskutime shumë të mira”, u shpreh Trump, duke këmbëngulur se Irani ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje.

“Mendoj se mund të kemi një marrëveshje sot ose nesër. Nuk e di saktësisht, por gjasat janë që brenda ditës së enjte ta kemi realizuar një marrëveshje të qëndrueshme. Ata thonë që nuk duam të flasim, por pastaj telefonojnë dhe thonë ‘hajde flasim…’. Hormuzi do të jetë shumë shpejt 100% i hapur ose Irani do të goditet fort”, theksoi ai.

Paralelisht, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Thesarit Scott Bessent kanë bërë të ditur se negociatat kanë avancuar mjaftueshëm për të krijuar mundësinë e rifillimit të trafikut detar.

Lajmet për përparimin e bisedimeve kanë ndikuar edhe në tregjet energjetike, ku çmimet e naftës kanë zbritur në nivelin më të ulët të tre javëve të fundit. Megjithatë, zyrtarët e lartë amerikanë nuk kanë dhënë detaje publike mbi formën që mund të marrë marrëveshja e mundshme.


Shtuar 5.08.2026 11:10

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş