Nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, dhe krejt çfarë po ndodhë është teatër politik, vlerëson profesori universitar dhe juristi serb Bojan Pajtiq. Sipas tij, pa pëlqimin e ShBA’së dhe BE’së, as që bëhet fjalë për zgjedhje të reja në Serbi.
Krejt kjo në dritën e një shpërfaqje të përçarjes publike mes partisë së Aleksandar Vuçiq dhe partisë së Ivica Daçiq, për çka u përfolur se mund të shkohet në zgjedhje të reja dhe për mundësinë e prishjes së koalicionit qeverisës.
“Dje pamë presidentin serb në një mënyrë krejtësisht jo të duhur, dhe kjo është pasqyrim i panikut të tij për shkak të rënies në sondazhe, dhe ka rënie për shkak të këmbënguljes së një marrëveshje me Kosovën, do të thotë për shkak të planit franko-gjerman”, thotë profesori universitar, siç e citoi Nova, përcjell Insajderi.
Pajtiç thotë se në sondazhe ka rënie të SNS-së së Vuçiqit në favor të së djathtës, dhe për më tepër në favor të SPS-së së Daçiqit. Ai shton se Daçiç me “disa fjali më pak të ashpra ndaj Rusisë regjistroi 11.5 përqind të votave, që s’e priste askush”.
“Socialistët iu kundërpërgjigjën, të them të drejtën as që treguan asnjë bashkëpunim, thjesht nuk u treguan mjaft euforikë në mbështetjen e tyre. Kështu, ata luajtën me dinakëri dhe u përpoqën disi të largoheshin sa më shumë nga plani franko-gjerman në media, dhe në atë kuptim duket se kanë pasur sukses sepse Vuçiç u çmend”, vlerëson Pajtiç.